Vanessa-Hudgens.worldgoo.com
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

LEONORA JAKUPI :DUA TI FUTEM POLITIKES

Shko poshtë

LEONORA JAKUPI :DUA TI FUTEM POLITIKES Empty LEONORA JAKUPI :DUA TI FUTEM POLITIKES

Mesazh nga W.Master Thu Aug 13, 2009 12:20 pm

I ka kenduar pavaresise se Kosoves, deshmoreve te kombit, e veshur edhe me uniformen e lavdise te UCK-se. Nje interviste e realizuar ndryshe me kengetaren e mirenjohur shqiptare Leonora Jakupi, ku ajo flet per ndjenjat e saj kombetare, vleresimet per Kosoven, te ciles i kendoi dhe i kendon edhe me tutje. Misioni i saj sensibilizues dhe himnizimi i saj me kombetarizem.

I keni kenduar shume Kosoves dhe gjithashtu edhe babai juaj ka rene per te mos vdekur kurre per pavaresine e Kosoves, si nje kengetare dhe si nje drenicare, si e sheh pavaresine e Kosoves?

Pavaresia e Kosoves ka qene enderr per te gjithe shqiptaret kudo qe jane. Secili ka kontribuar me mundesite qe ka pasur per te miren e Kosoves. Me emrin pavaresi jam rritur duke pritur. Pavaresine e Kosoves e kam pritur pa me te afermin e zemres sime babane dhe natyrisht kam qene e merzitur dhe ketu merzia dhe gezimi jane gershetuar duke pasur parasysh se eshte flijuar per pavaresine e Kosoves dhe per kete jam shume krenare qe e kam pasur nje baba te tille. Shpresojme se tash e tutje Kosoven e shohe me shume perspektive anetaresim ne BE dhe NATO. Kosova eshte e dashur, eshte me nje rini te shendoshe dhe shpresojme se do na jepet mundesia qe te dalim neper Evrope me te lire, te mos kemi probleme me viza dhe probleme tjera. Kam kenduar me zemer ne ditet e veshtira qe kalonte Kosova, por kenga ka qene e mbeshtjelle me mesazhe te qarta prej shpirtit, ne njeren ane jam munduar te kontribuoje per vendin tim edhe ne kete menyre dhe ne anen tjeter zemra me qante per mallin qe kisha per babin qe ra per Kosoven per te mos vdekur kurre dhe per shume viktima te pafajshme qe dita dites perjetonte shoqeria jone. Nuk i harroje asnjehere ato skena te trishtueshme qe i kemi perjetuar si komb. Nuk dua te kthehem prapa me kujtese te asaj historie. Por, te mendojme pozitivisht sepse e meritojme te miren, kemi miqte tane nderkombetare dhe na duhet me shume puna. Me kete rast, me lejoni qe edhe SHBA-se miqve tane me te forte, t'ua uroj kete pervjetor te pavaresise. Jemi shtet i ri ne mes te Evropes, me shume miq nderkombetare.

Jeni rritur me flamurin kombetar dhe himnin kombetar. Cili eshte komenti juaj per flamurin dhe himnin e ri te Kosoves, nese e pyesni zemren cila do te ishte pergjigjja e sakte?

Flamurin kombetar e kam ne zemer dhe do te mbetet pergjithmone, por duhet te mesohemi edhe me flamurin e ri te Kosoves, sepse kjo simbolizon shtetin. Nuk eshte e lehte te pranohet edhe aq shpejt, sepse nuk jemi rritur me kete flamur. Por, nese mendojme te punojme per shtet atehere duhet te ecim te para. Dicka e re prej asaj qe kemi menduar ne, por prape po them duhet te pranojme realitetin. Duhet te kuptohemi, sepse te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen, jane ushqyer shpirterisht-kombetarisht me flamurin kombetare kuq e zi dhe me shqiponjen dykrenore dhe me himnin kombetare, prandaj nuk eshte e lehte shpejte te jete me imazh krejtesisht pozitiv, sidoqe te jete, tani jemi me realitet te ri, jemi shtet i ri ne mes te Evropes, me shume miq nderkombetare, tani me Evropa dhe bota realisht po na njohin si popull se si jemi dhe sic kemi qene, sepse sic dihet jane ushqyer me propaganda te ndryshme te rrejshme nga Serbia dhe tani realiteti eshte krejt ndryshe, shqiptaret jane paqesore, duane liri, pune dhe prosperitet, jemi humane dhe te respektuar per te gjithe. Flamuri kombetare padyshim se do te mbetet kombetare si per Vloren, Tiranen, Drenicen, Prishtinen, Tetove, Presheven, Ulqinin, Camerine e Arberine, por si flamur i shtetit te Kosoves dhe si himn i Kosoves eshte ky qe eshte.

Si e shihni Kosoven ne nje te ardhme te shpejte?

Do te pergjigjem shume shkurt kesaj pyetje. Kosova do te kete perspektive te madhe, kemi nje rini sic ju thashe edhe me larte te mire dhe Kosova do te jete ne BE dhe NATO, qe te pakten edhe ne te kontribuojme per miqte tane nderkombetare. Kemi miqte tane SHBA-ne, Britanine e madhe, Francen, Gjermanine, Italine e shume shtete tjera, qe e kane pranuar Kosoven dhe do ta pranojne dhe rruga jone eshte per ne BE dhe kete do ta perjetojme shpejt, jam shume optimiste, sepse edhe Shqiperia mori ftesen nga Samiti i Bukureshtit per anetaresim ne NATO. Mendoje se ditet dhe vitet jane per ne shqiptaret.

Mendoni se nje dite do te shihni veten si politikane?

Nese do kisha kontribuar per te miren e Kosoves dhe per te miren e gjithe shqiptarise, menjehere do te jem ne politike. Jam nje kengetare dhe mundohem qe permes kenges te kontribuoje ne kulture dhe ndoshta do te vije dita qe te jem edhe politikane, pse jo, nuk ka asgje te keqe, por kengen nuk mundem ta le asnjehere, pa kenge me duket jeta krejt e zbrazet. Per kete pune jam duke menduar, kjo do te thote se ndoshta. Kemi perjetuar si popull shume padrejtesi.

I keni kenduar lirise me vite, a mendoni se me nuk do te kendoni kenge patriotike, sepse Kosova u pavaresua?

I kam kenduar dhe do ti kendoje lirise, sepse edhe Presheva, Bujanoci, Medvegja dhe shume krahina tjera shqiptare ende jane aty ku jane dhe qe nuk duhet ashtu te jene. Normalisht se duhet ti kendojme, sepse sikur te mos kemi atdhetarine ne zemer dhe kudo qe ndodhemi, atehere ditet munden te na vijne te renda. Kemi perjetuar si popull shume padrejtesi, shume shkelje, shume viktima, shume jetime, shume invalide dhe shume deshmore kane rene per te mos vdekur kurre, si te harrohet trimeria dhe kenga e lirise. Asnjehere nuk do te largohem nga origjinalja, sepse keshtu thote zemra dhe shpirti im. Leonora do te kendoje derisa te jem gjalle kenge per lirine e trojeve etnike shqiptare. Me kengen e fundit kushtuar pavaresise se Kosoves mendoje se e kam permbyllur nje epoke te Leonores qe iu ka kenduar trimerise dhe jemi ne liri, por duhet te inkuadrohemi per trevat tjera shqiptare.

T'i kthehemi botes artistike. Po prezantoni neper mjedise te ndryshme, si ne atdhè, ashtu edhe ne diaspore. Ku po ndjeheni me mire ne diaspore apo Kosove?

Kur jam ne diaspore mendoje se jam ne Kosove. Per mua eshte e njejte, kur te jem para shqiptareve pavaresisht se ku, me rendesi eshte qe me respektojne, i respektoje dhe bejme atmosfere te mire qe te ndjehen te gjithe mire. Kuptohet diaspora eshte me e emocionuar, por kjo nuk do te thote se Leonora eshte tjeter ne diaspore se sa ne Kosove, kur dale ne skene, mendoje se si te beje me te miren qe te ndjehen te gjithe te kenaqur me kenget e mia dhe me gjithe programin qe e pasqyroje ne nje mbremje. Me vjen keq shume, qe diaspora jone nuk ka lehtesime ne Kosove per shume probleme.

Diaspora eshte lene anash nga atdheu apo si mendoni ju?

Pyetje vertete politike. Por do te pergjigjem si artiste. Vertete, se diaspora ka mbet pak anash. Me vjen keq shume kur diaspora jone nuk kane lehtesime te pakten per te marre nje pasaporte me shpejt. E dime te gjithe kontributin e mergates, por kjo nuk do te thote se Kosova nuk do te mendoje, sepse eshte pjese e jona dhe jemi nje, por tani Kosova eshte pavaresuar dhe do te kene shume lehtesime bashkatdhetaret tane, nuk do te jene me jetime sic e ndjejne veten, sepse do te kemi edhe ambasadat tona dhe do kemi ku do te drejtohen dhe ku te kerkojne ndihme per cfaredo natyre. Te jemi krenare qe Kosova u be e pavarur dhe keto jane pushimet e para verore me Kosoven e pavarur, i mirepresim bashkatdhetaret dhe i urojme pushime sa me te mira.

Te Leonora nuk ka asgje te re? Kur Leonora do te behet nuse?

Nuse? Uaaaa, cfare pyetje. Njehere nuk e kam ndermend, prandaj nuk e kam ne plan dhe tek Leonora nuk ka asgje te re dhe nuk e kam rendin. Nuk e di, ia leme kohes.

Sigurisht se keni punuar edhe ne ndonje album, kur do te kemi risi tjera ne fushen e kenges nga Leonora?

Album nuk kam, por kam punuar dy kenge te reja dhe do te realizoje kengen e pare shpejt me videoklip e cila eshte kenge verore dance dhe do te jete kryesisht per te rinj dhe pres qe te mirepritet mire, sepse kam punuar shume si gjithmone dhe per disa dite do te jete e gatshme.

Pushimet verore ku do t'i kaloni?

Interesant u afruan pushimet verore dhe per kete sinqerisht po gezohem, sepse kemi nevoje per pushime. Me familjen time do ti kaloje dhe sigurisht se nuk do te shkoje diku larg, por ne bregdetin e shtetit ame Shqiperise, se ku ende nuk kam vendose, por do te shikoje, here ne Durres, Vlore dhe Sarande, kemi bregdet te mrekullueshem.
W.Master
W.Master
Admin

Numri i postimeve : 154
Join date : 07/08/2009
Location : F.Kosove

https://vanessa-hudgens.forumotion.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi