Vanessa-Hudgens.worldgoo.com
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Motra e Michael Jackson siguron 100 këngët e padëgjuara.

Shko poshtë

Motra e Michael Jackson siguron 100 këngët e padëgjuara. Empty Motra e Michael Jackson siguron 100 këngët e padëgjuara.

Mesazh nga W.Master Thu Aug 13, 2009 12:07 pm

• Motra e Michael Jackson ka arritur të sigurojë pasurinë muzikore që ka lënë mbreti i popit pas vdekjes. Bëhet fjalë për rreth 100 këngë të padëgjuara më parë, një pjesë e të cilave të realizura në vitet 80. Lo Toja Jackson arriti të siguronte arkivin e cmuar menjëherë pas vdekjes së mbretit të popit.

KALIFORNI- Motra e Michael Jackson ka arritur të sigurojë pasuritë muzikore që ka lënë mbreti i popit pas vdekjes. Lo Toja Jackson arriti të siguronte disa disqe që përmbajnë shumë këngë të Jacksonit, të regjistruara por të papublikuara më parë.
Bëhet fjalë për një arkiv mjaft të pasur prej 100 këngësh, disa prej të cilave të regjistruara në vitet 80. Po ashtu në këtë përmbledhje ka këngë që këngëtari i madh i ka regjistruar së bashku me artistë të tjerë të njohur si Akon, dhe Black Eyed Peas. Menjëherë pas vdekjes motra e Michael Jackson mori të gjithë arkivin nga vendi ku i ruante këngëtari.
Sipas menaxherit të Jackson, motra e tij mori gjithcka nga apartamenti në Kaliforni, ndërsa të afërmit morën madje dhe mobiljet që ndodheshin në apartament duke kujtuar se gjithcka i përkiste Michaelit.
Ndërkohë një prej zëdhënsve të këngëtarit Ëill I Am që ka bashkëpunuar me Jacksonin bën të ditur se nuk disponon asnjë kopje të duetit. Ndërsa përfaqësuesit e këngëtarëve të tjerë nuk janë shprehur në lidhje me bashkëpunimet me mbretin e popit.
Michael jackson u nda nga jeta në 26 qershor të këtij viti pas një ataku në zemër.
W.Master
W.Master
Admin

Numri i postimeve : 154
Join date : 07/08/2009
Location : F.Kosove

https://vanessa-hudgens.forumotion.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi