Vanessa-Hudgens.worldgoo.com
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rikthehet Adelina me koncerte dhe pagesa marramendëse

Shko poshtë

Rikthehet Adelina me koncerte dhe pagesa marramendëse Empty Rikthehet Adelina me koncerte dhe pagesa marramendëse

Mesazh nga W.Master Wed Aug 12, 2009 8:16 pm

Rikthehet Adelina me koncerte dhe pagesa marramendëse 1%7E7

Mësojmë se në muajin maj, këngëtarja e njohur Adelina Ismaili, do të jetë në një nga seritë e koncerteve, që këngëtarët shqiptarë do të japin për bashkatdhetarët e tyre në Amerikë. Këngëtarja ka qenë në vitin 2005 për herë të fundit në koncert atje dhe më pas ka bërë një pauzë relativisht të gjatë. Adelinës thonë që një nga arsyet e kësaj pauze ka të bëjë edhe me mungesën e organizimit në nivelet që pretendon këngëtarja. Gjithashtu, thuhet se Adelina shpesh ka refuzuar disa marifete organizatorësh, të cilët kërkojnë të fitojnë shumë para në kurriz të publikut, duke pohuar se për të muzika është pasion e mandej biznes. Kjo bëri që ajo të bojkotohet nga shumë menaxherë koncertesh. Edhe pse i kushtoi shumë, ajo nuk u tërhoq aspak dhe rikthehet përsëri akoma më e fortë. Paraqitja e saj në vitin 2005 së bashku me motrën Zanfinën në 6 koncerte nëpër qytete të ndryshme amerikane, të cilat mund të quhen edhe koncerte të karrierës, ishin tepër të sukseshme për të dyja motrat.


Kontrata e majme prej 150.000 dollarësh amerikanë vetëm për Adelinën, ishte një nga arsyet pse ajo vendosi të këndojë atje në 2005, në organizimin e bërë nga z. Jeton Berdynaj, një ishmodel. Kurse tani nuk bëhen të ditura detajet e kontratës, por sipas të gjitha gjasave duke ditur që ajo është këngëtarja më e shtrenjtë e Estradës, me siguri çmimet do të jenë mjaft të larta. Kësaj radhe Adelina nuk do të jetë e shoqëruar nga e motra Adelina, por nga një këngëtar shumë i njohur dhe i dashur, nga Shpat Kasapi. Madje, fansat dëshirojnë shumë që ata t’i shohin duke kënduar bashkë. E pyetur për këtë fakt Adelina ëhstë përgjigjur: “Do dëshiroja të kem një bashkëpunim me Shpatin, por sikur pjesë e këtij bashkëpunimi të jetë edhe vetë bukuroshja e tij”. Tani këngëtaren e njohur e menaxhon një produksion zviceran, i cili merret edhe me menaxhimin e koncerteve në vende ku banojnë shqiptarët. Në këtë mënyrë ajo tashmë ka marrë edhe statusin e artistit zviceran ku e mbron ligji për të gjithë të drejtat e autorit. Nga burimet tona mësojmë se Adelina së shpejti përveç se do lançojë një klip në gjuhën shqipe, gjithashtu do të publikojë një album të përzier në gjuhën angleze dhe franceze, ku këtij albumi do t’i bashkangjitet edhe një duet me një këngëtar shumë të famshëm francez. Së fundi, ajo është paraqitur në një koncert në Malmo të Suedisë së bashku me këngëtarin e muzikës popullore Nysret Muçiçin. Për më tepër, le të presim javët në vazhdim, pasi këngëtarja është duke punuar intensivisht dhe nuk dëshiron të flasë para kohe duke na premtuar shumë surpriza
W.Master
W.Master
Admin

Numri i postimeve : 154
Join date : 07/08/2009
Location : F.Kosove

https://vanessa-hudgens.forumotion.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi