Vanessa-Hudgens.worldgoo.com
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rovena Stefa ndahet nga i dashuri.

Shko poshtë

Rovena Stefa ndahet nga i dashuri. Empty Rovena Stefa ndahet nga i dashuri.

Mesazh nga W.Master Wed Aug 12, 2009 8:05 pm

“Jam ndarë sepse kishim mosmarrëveshje mes nesh”

Edhe pse kishte kohë që qarkullonin thashethemet se marrëdhënia mes Rovena Stefës dhe të dashurit të saj kishte filluar të bëhej problematike, vetë këngëtarja e mohonte këtë fakt duke pohuar se si çdo lidhje, edhe ajo e saja kishte ulje dhe ngritjet e veta.
Në intervista të ndryshme këngëtarja edhe pse nuk e kishte me shumë qejf të fliste për jetën e saj private, nuk e ka mohuar faktin se ka një të dashur në jetën e saj. Mbase edhe për faktin se jeta artistike e këngëtares është zhvilluar kryesisht jashtë kufinjve të Shqipërisë, ajo ka zgjedhur një djalë nga Maqedonia, në vendin ku ajo ka edhe mjaft bashkëpunime artistike me këngëtarë dhe kompozitorë. Rovena ka rrëfyer sedjali nuk kishte lidhje me botën e artit, por kishte pranuar të lidhej me një artiste e cila brenda një muaji mund të lëvizte në disa shtete mbase edhe në dy kontinente me turnetë e saj. Në shumicën e rasteve ai e shoqëronte kudo Rovenën dhe në këtë mënyrë me siguri ajo është ndjerë më e sigurt pasi përveç të motrës, kishte pranë edhe të dashurin. Më pas filluan thashethemet e një krize në lidhjen e tyre. Edhe pse këngëtarja e mohonte këtë fakt, pak ditë më parë ajo ka vendosur të mos e fshehë më: “Po është e vërtetë, kam pak kohë që jam ndarë nga i dashuri im.


Lidhja ime prej gati një viti e gjysëm mori fund. Arsyeja? Siç ndodh gjithnjë në këto raste, thjesht kishim mosmarrëveshje”- është shprehur Stefa. Dihet nga të gjithë që këngëtarja ka një aktivitet të ngjeshur dhe një nga sukseset e saj është edhe ndihma e madhe që i jep e motra Lisa e cila e shoqëron ngado duke bërë menaxheren e Rovenës. Verën që lamë pas dy motrat hapën dhe një disko të tyren në plazhin e Durrësit ku këndonte për natë live Rovena dhe mjaft këngëtarë të tjerë të ftuar prej saj. Një eksperiencë e mirë kjo jo vetëm për këngën por edhe nga pikpamja financiare. Mesa duket deri më sot i vetmi njeri me të cilin Rovena s’ka patur dhe as ka për të patur ndonjëherë mosmarrveshje mbetet e motra Lisa. Gjithsesi ne shpresojmë që këngëtarja të gjejë së shpejti shokun e jetës ashtu siç ajo e dëshiron

Rovena Stefa ndahet nga i dashuri. Rovenastefa
W.Master
W.Master
Admin

Numri i postimeve : 154
Join date : 07/08/2009
Location : F.Kosove

https://vanessa-hudgens.forumotion.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi