Vanessa-Hudgens.worldgoo.com
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Soni Malaj me Florin jemi vetem miq

Shko poshtë

Soni Malaj me Florin jemi vetem miq Empty Soni Malaj me Florin jemi vetem miq

Mesazh nga W.Master Wed Aug 12, 2009 3:59 pm

Mbrëmë mes miqsh, Soni Malaj ka promovuar këngën dhe videoklipin e saj më të ri me titull “Me faj, pa faj”.Vajza sharmante e ishgrupit “Spirit Voice”, gjeti disa momente për të na rrëfyer të gjitha prapaskenat e realizimit të videoklipit, madje ajo ka pohuar për herë të parë edhe raportet e saj me Florian Mumajesin.

Soni Malaj pranon se mes saj dhe djaloshit që i kishte rrëmbyer zemrën për më shumë se 1 vit e gjysmë, nuk do të mungojnë edhe në të ardhmen bashkëpunimet, të cilat deri tani kanë qenë të suksesshme. Ajo ka theksuar se ata kanë mbetur dy miq të mirë, kjo për faktin se janë artistë, miqësia do të vazhdojë e tillë edhe në të ardhmen. Ndërkohë që në festën e promovimit ka pasur shumë miq të afërt të Sonit, të cilët e kanë uruar atë për këngën, por kanë munguar edhe shumë të tjerë, që sipas këngëtares, kjo ka ndodhur për faktin se një pjesë e tyre kanë qenë nëpër koncerte dhe një pjesë duke pushuar jashtë vendit.


Jeni kthyer sërish me një këngë dhe videoklip të ri, ç’mund të na thoni për të?

Në fakt, është një këngë ndryshe nga të tjerat që kam kënduar deri tani, është ritmike, por edhe melodioze, çka edhe më bën të veçantë, nga baladat apo këngët e tjera më ritmike që kam kënduar.

Ku është realizuar vidoeklipi i këngës “Me faj, pa faj”

Ashtu si edhe herët e tjera, ky videoklip i është besuar regjisorit të njohur maqedonas princ Aleksandër, me të cilin kam punuar për disa vjet radhazi. Ai ka menduar deri në detaje të gjithë videoklipin dhe në momentin kur gjithçka ishte gati për të startuar xhirimet kam udhëtuar drejt Maqedonisë për të finalizuar gjithë punën.

Kush u kujdes për look-un tënd?

Roza, gruaja e regjisorit princ Aleksandër, e cila duke qenë edhe më afër konceptimit që i ishte bërë videoklipit, kishte menduar deri në detaje të gjitha veshjet dhe grimin që duhet të zgjidhja për këtë videoklip.

Sa kanë zgjatur regjistrimet dhe a ka ndonjë moment pikant?

Në fakt, në momentin që unë kam shkuar në Maqedoni, që ditën e nesërme kemi filluar xhirimet e videoklipit, pasi të gjitha ishin vendosur në vijë nga regjisori dhe puna mbaroi brenda një dite.Sigurisht që nga ky videoklip mund të kujtoj shumë momente, por një nga më të këndshmit, ishte kur mua më duhej të zbrisja dhe ngjitesha nga skena, e cila ishte 3 metra e lartë dhe kjo situatë shkaktonte edhe të qeshura mes stafit.

Po për aktorin mbështetës në klip, a kishit gisht në zgjedhje?

Zakonisht preferoj që të konsultohem me partnerët, që do të marrin pjesë në videoklipet e mia, por duke qenë së kam besim te Aleksandër, nuk e kam bërë. Aktori Vasil Zafirchev, ishte zgjedhja e regjisorit dhe unë i besova asaj ende pa e parë, kështu që kam mbetur shumë e kënaqur, kjo edhe për faktin se ai është një aktor mjaft i zoti dhe i pëlqyer në Maqedoni.

Cilët janë autorët e këngës?

Kënga “Me faj, pa faj” ka për autor kompozitorin Florian Mumajesi, ndërsa tekstin e ka shkruar Big Basta dhe videoklipi është një produksion i “Supersonic Production”.Një rol mjaft të rëndësishëm në këtë videoklip ka pasur edhe aktori kryesor, që është Vasil Zafirchev, bashkëshorti i kompozitores së njohur Kaliopi, i cili renditet ndër aktorët më të mirë në Maqedoni.

Si janë marrëdhëniet tuaja me Florin?

Jam vërtet shumë e lodhur nga thashethemet mediatike, në lidhje me jetën time private. Fundja ne jemi artistë, ndaj bashkëpunimet do të vijojnë, pra mes meje dhe Florit do të ketë sërish bashkëpunime edhe në të ardhmen, si dhe do të vazhdojmë të mbetemi sërish miq.

Soni Malaj me Florin jemi vetem miq Sonimalaj~8
W.Master
W.Master
Admin

Numri i postimeve : 154
Join date : 07/08/2009
Location : F.Kosove

https://vanessa-hudgens.forumotion.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi