Vanessa-Hudgens.worldgoo.com
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

INGRID GJONI FEMRA ME E PAGUAR

Shko poshtë

INGRID GJONI FEMRA ME E PAGUAR Empty INGRID GJONI FEMRA ME E PAGUAR

Mesazh nga W.Master Thu Aug 13, 2009 12:30 pm

Vera e sivjetshme mbetet më e lodhshmja, por dhe më fitimprurësja për këngëtaren seksi, Ingrid Gjoni. Të dielën në orën 04:00 të mëngjesit është kthyer nga një natë e gjatë koncerti në Velipojë.I është dashur të udhëtojë kilometra të tërë, por sërish, ka pak adrenalinë në çdo ditë për Ingridin. “Për pak do të nisem në Berat. Kam një tjetër koncert dhe më duhet të udhëtoj, pasi pasdite duhet të jem sërish në Tiranë, kam plane të tjera në axhendë, kryesisht koncerte”, rrëfen ajo.Ndryshe nga verat e tjera, kjo e sivjetshmja për të ka një temp tjetër, madje jo vetëm në fundjavë siç ka ndodhur rëndom,por edhe gjatë ditëve të tjera. “Mund të them që tri vitet e fundit kanë qenë më të suksesshmet e karrierës time. Ndihem shumë e vlerësuar dhe kjo më bën të punoj më shumë.Kjo ka qenë edhe arsyeja që vetëm këtë vit kam hedhur në treg 3 këngë dhe po kaq videoklipe të reja”, shpjegon motra e vogël e familjes Gjoni. Me gjithë itineraret e gjata dhe netët pa gjumë, fakti që ajo është në krye të listës së femrave më të paguara artiste e bën të ndihet e vlerësuar. “Jam artiste dhe s’mund të tregoj shifra, pasi ato nuk bëhen publike. Të gjitha kontratat që kam, janë bërë vetëm për vetëm me pronarët e lokaleve ku kam kënduar apo pritet të këndoj. Megjithatë, po ju them që ndihem shumë e kënaqur me pagesat, duke qenë me koleget e tjera në listën e më të paguarave”, tregon Ingridi, duke mos rrëfyer asnjë shifër konkrete, as edhe ndonjë krahasim me koleget e saj. Edhe pse i është dashur të qëndrojë mbi timon për orë të tëra në udhëtime të gjata,për bukuroshen e “Puçi-Puçi”, në këtë sezon ia vlen që të lodhesh dhe të fitosh.
TURNEU VEROR
Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi, disa nga qytetet kryesore evropiane, si dhe dy koncerte të tjera në Amerikë, janë të shënuara me ngjyrë të kuqe në kalendarin e Ingridit për këtë sezon. ”Turneu në Amerikë ishte planifikuar më parë,por u shty për pak javë më vonë, në një koncert do të jem e ftuar me Çiljetën, ndërsa në tjetrin vetëm”, pohon këngëtarja sharmante. Ajo pohon se plazhet e Shqipërisë janë stacionet ku edhe i është dashur që të udhëtojë më shumë, madje në disa prej tyre jo një apo dy herë, por deri në katër koncerte brenda një kohe të shkurtër, kjo falë preferencave që kanë fansat. Velipoja ka qenë qyteti i fundit, por Shëngjini, Saranda, Vlora dhe shumë qytete të tjera, pritet që të ofrojnë për Ingridin, net të lodhshme mbi skenë, por edhe momente që e bëjnë të ndihet me plot adrenalinë.
PUSHIMET
Nuk mund të gjejë sado pak kohë për të pushuar, kjo për shkak të impenjimeve, rrëfen këngëtarja bukuroshe, teksa ka planifikuar që maksimumi ndonjë fundjavë të pushojë me familjen e saj. “Familja për mua është shumë e çmuar. Kam vendosur që të gjej pak kohë dhe të shkëputem disa ditë për të pushuar me mamin dhe me motrat”tregon Ingridi. Edhe pse nuk e ka vendosur ende se ku do të shkojë me familjen,pohon se do të preferonte plazhet e vendit, edhe pse në të gjitha ka qenë së fundmi e ftuar si artiste. “E di që kjo verë ka qenë për mua e lodhshme dhe do të jetë e tillë deri në fund,por do të gjej gjithmonë pak kohë për veten dhe familjen ”, përfundon Ingridi dhe pasi ka lëvizur çelësin e makinës,ka nisur udhëtimin e saj të radhës.
W.Master
W.Master
Admin

Numri i postimeve : 154
Join date : 07/08/2009
Location : F.Kosove

https://vanessa-hudgens.forumotion.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi